Florim Ejupi merr një vendim për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Lajme

Florim Ejupi merr një vendim për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:21
Florim Ejupi

Pasi u akuzua dje nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe u bë lajm kryesor në ballinat e gazetave serbe, sot, shtetasi i Kosovës Florim Ejupi e ka denoncuar Vuçiqin në Policinë e Gjermanisë.

Këtë e ka konfirmuar ish-avokati i tij, Mahmut Halimi.

“Para një ore kam folur me Florimin. E ka denoncu rastin në Policinë Gjermane. Më tregoi, tha kam shku  menjëherë dhe e kam lajmëru rastin në Policinë e Gjermanisë dhe më kanë thënë: ti mos u shqetëso për këtë punë, ne merremi me organet e Serbisë”, ka thënë Halimi, duke cituar bisedën me ish-klientin e tij.

Avokati ka thënë se sonte ose nesër, organet e Gjermanisë do të deklarohen lidhur me këtë çështje.

“Organet e Gjermanisë pritet që sonte ose nesër të deklarohen publikisht për këtë çështje”, pohoi Halimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje e ka përmendur Florim Ejupin si të akuzuar për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Florim Ejupi në vitin 2008 ishte denuar me 40 vjet burg si pergjegjës per venien e eksplozivit në një autobus me shtetas serbë, por ndaj tij nuk kishte prova te mjaftueshme.

Kështu, një vit më pas, më 2009, nje trup gjykues i EULEX-it e shpalli Ejupin të pafajshëm duke urdheruar lirimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat