Bërnabiq në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kjo mund të ndodh me delegacionin e Kosovës

Lajme

Bërnabiq në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kjo mund të ndodh me delegacionin e Kosovës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:52
Ana Bërnabiq

Ana Bërnabiq do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, që gjatë këtij viti zhvillohet në qytetin Poznan të Polonisë.

Samiti në Poznan ka si pjesëmarrës përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, krerë të shtetit dhe qeverive, ministra, përfaqësues nga shoqëria civile nga rajoni, shkruan “Kurir”.

Sot në Samit do të jetë prezent edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi mes delegacioneve, madje edhe i rastësishëm dhe joformal mund të ndodh edhe pas marrëveshjes mes Tiranës dhe Prishtinës për politikë të përbashkët të jashtme dhe vendimit për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës.

Samiti në Poznan është i pari pas anulimit të Samitit në Paris. Problemi i taksës së vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe ekziston tashmë disa muaj. Komisari për zgjerin, Johannes Hahn në Poznan ka bërë thirrje për zgjidhje të problemit të taksës duke thënë se BE-ja kundërshton caktimin e barrierave tregtare si vegël e presionit politik, transmeton lajmi.net.

Samiti zhvillohet në Poznan sepse procesi i Berlinit aktualisht udhëhiqet nga Polonia që ka për prioritet zhvillimin ekonomik, lidhjet e bashkëpunimit, shoqërimin dhe sigurinë. Në lidhje me procesin e Berlinit deri më tani janë zhvilluar pesë Samite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat