Komisioni Evropian hedh poshtë kerkesen e Holandes për kthim të vizave për Shqiperinë

Lajme

Komisioni Evropian hedh poshtë kerkesen e Holandes për kthim të vizave për Shqiperinë

Nga: F.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Komisioni Evropian hodhi poshtë kërkesën e Holandës për suspendimin e regjimit paviza për Shqipërinë

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë si të pabazë kërkesën e qeverisë holandeze që të suspendohet regjimi paliza për qytetarët e Shqipërisë, njofton “Beta” përcjell “Bota Sot”.

Shqipëria përmbush kriteret për liberalizimin e vizave është kumtuar në Bruksel si përgjigje në kërkesën e Qeverisë së Holandës.

„ Pas vlerësimit të kujdesshëm të paraqitjes së pranuar nga ana e Holandës dhe në bazë të informatave relevante që posedojmë, Komisioni mendon se në situatën e tanishme nuk janë përmbushur kushtet për fillimin e mekanizmit për suspendimin e regjimit të lëvizjes së lirë” thuhet nl njoftim.

Më pas shtohet se “Komisioni do të vazhdoj me kujdes të përcjell përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave si për Shqipërinë po ashtu edhe vendet tjera që janë në regjimin paliza” thuhet në përgjigje drejtuar qeverisë holandeze. Kohë më parë Holanda pat kërkuar që ndaj Shqipërisë të rikthehet regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë nga frika e rritjes së aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptar në atë vend ashtu që të ju pamundësohet lëvizja e lirë në zonën e Shengenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat