Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore do të vizitojë Kuvendin e Kosovës

Lajme

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore do të vizitojë Kuvendin e Kosovës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, më 8 korrik.

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari komisionit.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat