VV: Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj është i kompromentuar

Lajme

VV: Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj është i kompromentuar

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:43
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahriri për procesin e rekrutimit të noterëve, duke thënë se i tërë procesi është komprometuar, pasi sipas tyre qëllimi kryesor i ministrit ka qenë dhënia e licencës militantëve partiak dhe të afërmeve të zyrtarëve të PDK-së për të vazhduar kapjen e shtetit.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një konference për media kërkoi që ky proces të ndalohet. Siç konsideron ajo, këta noterë të rinj do t’i përdorin për punët e pista që do iu duhet më vonë ministrit Tahiri dhe partisë së tij.

Haxhiu: Ky proces është komplet i kompromentuar

“Ky proces është komplet i kompromentuar dhe qëllimi kryesor po duket të jetë dhënia e licencës për noter njerëzve të tyre duke vazhduar kështu kapjen e shtetit. Aty ka zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, që punojnë militant partiak familjar të anëtarëve për provimin e noterisë. Siç duket më nuk po kanë vend në institucione për të punësuar  dhe kështu kanë nisur kapjen e profesioneve të lira, ku bën pjesë dhe profesioni i noterisë. Këtu është dhe më keq, sepse nuk është çështja vetëm e dhënies së licencës për njerëzit e tyre. Por po ashtu dhe përdorimin e këtyre njerëzve për punët e pista që iu duhen më vonë. Duke pas parasysh këtu kompetencat e shumta që kanë noterët. Në këtë konkurs kanë aplikuar afër 600 kandidat. Si ka mundësi që bash militant e partisë së Abelard Tahirit, apo familjarë të anëtarëve të komisionit të kalojën testin me shkrim. Siç ishte në media bashkëshortja e Rami z Lladrovcit, bashkëshortja e Hajredin Kuqit dhe kushëri të Kadri Veselit”,  tha deputetja Haxhiu.

Ndërkaq, deputetja tjetër e VV-së, Fitore Pacolli duke përmendur shënjëstrimin e rasteve të BE-së karshi Kosovës për liberalizim të vizave, tha se strukturat e pushtetit në vijimësi  po kujdesen që mos të shenjëstrojnë rastet e profilit të lartë.

Pacolli: Strukturat e pushtetit në vijimësi  janë kujdesur që mos të shenjëstrojnë rastet e profilit të lartë

“Strukturat e pushtetit në vijimësi  janë kujdesur që mos të shenjëstrojnë rastet e profilit të lartë politik. Rastet e shënjëstrimit mund të jenë pranuar si arritje nga komisioni i Bashkimit Evropian. Por nuk po pranohen si progres nga përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe kjo është problem. Sepse janë përfaqësuesit e shteteve anëtarë që do të votojnë për liberalizimin e vizave”, tha deputetja Pacolli.

Pikërisht për këtë çështje në fillim të kësaj jave ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka munguar në Komisionin për Legjislacion ku është diskutuar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat