Kryeministri bullgar: Borel të përfaqësoj qëndrimin e gjithë BE-së rreth pavarësisë së Kosovës pa marrë parasysh qëndrimin spanjoll

Lajme

Kryeministri bullgar: Borel të përfaqësoj qëndrimin e gjithë BE-së rreth pavarësisë së Kosovës pa marrë parasysh qëndrimin spanjoll

Nga: N.Sh Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:37
Bojko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mendon se Zhosep Borel si shef i ardhshëm i diplomacisë evropiane do të duhet të përfaqësoj të gjithë BE-në për pavarësinë e Kosovës jo Spanjën, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Borel thotë se ai duhet përfaqësoj Evropën pa marr parasysh se Spanja nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, shtetet tjera e kanë pranuar andaj ai duhet të sillet në harmoni me këtë.

"Ndoshta kemi perceptim të gabuar të politikës evropiane, por mendojmë se qëllimi është që atje të përfaqësohet qëndrimi i përbashkët", tha Borisov në konferencën në Poznanj pas takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Borisov nënvizoi se prania e kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit francez Eduar Filip dhe kryeministres britanike Tereza Mej flet mjaft për rëndësinë e këtij tubimi për BE-në.

I pyetur rreth deklaratës së presidentit francez “se zgjerimi nuk do ketë para reformimit të Unionit” dhe kjo mund ndikoj në dinamikën dhe suksesin e procesit të Berlinit, B, Borisov theksoi se prania e kryeministrit francez është përgjigje e qartë dhe e fortë për angazhimin e Francës në procesin e integrimit të regjionit.

"Fakti se presidenti francez dërgoi kryeministrin në takimin e sotshëm flet qartë dhe mjaftueshëm” ka thënë ai.

Kancelarja gjermane me kyçjen e saj  në këtë proces ka kontribuar shumë dhe është fat që vendet e Ballkanit rrethohen nga shtetet anëtare të BE-së.

"Këto vende praktikisht janë brenda BE-së në çdo kuptim. Për këtë kam lutur kolegët e regjionit që të kemi parasysh paqen, tolerancën fetare, luftën kundër krimit në secilën formë” ka thënë Borisov.

Kryeministri bullgar ka përfunduar se po punohet me ngulm por duhet të vazhdohet edhe më fuqishëm në mënyrë që për një kohë të shkurtër të sigurohet data dhe perspektiva për Maqedoninë Veriore, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, duke përkujtuar fjalët e kryeministres Ana Brnabiç "se duhet që të angazhohemi me fuqishëm në mënyrë që të përparojmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat