Daçiq bëhet nervoz me kryeministrin bullgar: Bojko, ti duhet të respektosh qëndrimin e BE-së dhe jo me i mbajt leksione Borelit

Lajme

Daçiq bëhet nervoz me kryeministrin bullgar: Bojko, ti duhet të respektosh qëndrimin e BE-së dhe jo me i mbajt leksione Borelit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:04
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit bullgar Borisov duke theksuar se nuk është qëndrimi i BE-së se Kosova është e pavarur. Borisov mbrëmë ka deklaruar se “Kosova është e pavarur dhe duhet respektuar ky qëndrim edhe nga Borel” pasi ai pritet të bëhet shef i diplomacisë evropiane, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Deklarata e Borisov se shefi i ardhshëm i diplomacisë duhet përfaqësoj Unionin  pa marr parasysh se Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa vendet tjera e kanë pranuar dhe ashtu duhet të sillet.

"Bojko, të them diçka, qëndrimi i BE-së nuk se Kosova është shtet i pavarur. Ti Bojko duhet të respektosh qëndrimin e BE-së dhe jo me mbajt leksione Borelit. Çfarë paturpësie është kjo, mjaft më është bërë dhe mos them se kohë me parë ke marr mirënjohje nga ne” ", ka thënë Daçiq.

Ai mendon se Borel nuk do sillet  në atë mënyrë dhe të mbështes vendet që kanë pranuar Kosovën.

Duke komentuar deklaratën e analistit gjerman Veber se Borel do ndihmoj Beogradin që të kuptoj realitetin e pavarësisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se atyre dikush duhet të i ndihmoj e këshilloj se realiteti është ndryshe.

"Pikërisht ata do të na mbajnë leksione, më se shumti më pengon hipokrizia , kur dikush ju flet në sy diçka që as vetë se beson ", tha ai.

"Opozita le të thotë çfarë të doj, po le të tregojnë rezultatet e punës së vetë. Kur Merkel pat ardhur në bisedë me Tadiqin në prag të zgjedhjeve 2012, ministër i jashtëm ishte Jeremiç kur patën dla nga takimi ishin të zbehtë dhe të befasuar nga ajo q ëiu kishte thënë ", tha Daçiq.

Ndërsa tash Merkel po lavdëron Serbinë që ka bërë hapa të mëdhenj në ekonomi edhe në politikën e jashtme.

Lidhur me ndalesën e vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë, Daçiq ka thënë se "Atë ditë zëdhënësja e BE-së Kocijançiç ka deklaruar se Prishtina duhet të respektoj marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve nga Brukseli...NË Evropë nuk ka vend ku i ndalohet dikujt diçka e këtillë ", tha ai.

"Kur ata kuptuan se po krijohen kushtet për arritje të një kompromisi dhe jo të insistojnë në atë që ka qenë më herët pjesë  e politikës ndërkombëtare, por për fat të keq një pjesë e botës kërkon që Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë opsion tjetër atëherë nisën hapat e njëanshëm ", tha Daçiq.

Ministri thekson se vështirë të besohet  se bashkësia ndërkombëtare “dridhet” nga kryeministri Haradinaj.

"Taksat duhet të hiqen dhe të vazhdohet dialogu ", shtoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat