Fillon fushata e korrje-shirjeve

Lajme

Fillon fushata e korrje-shirjeve

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:58
ilustrim

Mbi 1,400 autokombajna do të jenë aktive gjatë fushatës së korrje-shirjeve.

Në Prizren, Suharekë dhe Rahovec fushata e korrje-shirjeve tashmë ka filluar.

“Korrje-shirjet në kushtet klimatike që ka vendi ynë zakonisht fillojnë në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik. Këtë vit kanë filluar pak më vonë në raport me vitet e kaluara, në muajin korrik, sepse edhe vegjetacioni ka qenë më i vonë dhe  grunajat janë mbjell më vonë në vitin 2018”.

Këtë vit janë të mbjella dhe pritet të korren rreth 50,000 hektarë me grurë.

Rendimenti mesatar i grurit pritet të jetë prej 3,500 deri 4,000 kilogramë për hektarë.

Hambarët e fermerëve shqiptarë sivjet pritet të mbushen me 180,000 – 200,000 tonë grurë.

”Gruri vitin e kaluar është mbjell shumë vonë për shkak të kushteve klimatike, për shkak se vjeshta ka qenë shumë e thatë. Janë mbjell gjithsej 50 mijë hektarë me grurë dhe 10 mijë hektarë kultura tjera lavërtarë si tërshëra, elbi, thekra që në total bëjnë 60 mijë hektarë”

MBPZHR edhe këtë vit do të mbështesë kultivuesit e drithërave përmes subvencioneve me 150 euro çdo hektarë të mbjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat