Kuçan: Serbia do të detyrohet të ballafaqohet me politikën e saj të viteve 90-të nëse dëshiron BE-në

Lajme

Kuçan: Serbia do të detyrohet të ballafaqohet me politikën e saj të viteve 90-të nëse dëshiron BE-në

Nga: F. B. Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:57
Milan Kuçan

Konstatimet dhe akuzat e avokatit beogradas rreth përgjegjësisë time për krime lufte nuk meritojnë koment serioz, ka thënë Milan Kuçan ish-kryetar i Sllovenisë, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

“Para së gjithave në tërësi injorohet kontesti historik i procesit që ishin shkak për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe tragjedinë e cila la sjell ajo pastaj” thotë për “Danas” Milan Kuçan në përgjigje të akuzës s ngritur nga avokati serb Dushan Bratiç për kinse fajësinë për krime lufte në republikën e ish-Jugosllavisë Slloveni në vitin 1991.

Kuçan ka theksuar se komenti i tij në lidhje me akuzën penale është i tepërt sepse beson që “shoqëria serbe dhe politika do duhet të ketë ballafaqim objektiv me politikën e Serbisë në ato vite(90-ta) që ka nxitur rezistencën praktike tek të gjithë popujt e ish-shtetit të përbashkët”.

“Kjo ishte politikë retrograde që për vite të  tëra kishte ndaluar zhvillimin së pari të Serbisë pastaj edhe republikave tjera. Jam i bindur se do ketë vetë-reflektim të kësaj periudhe dhe deri tek vlerësimi i përgjithshëm e politikës së atëhershme dhe pasojave të saj do të vij nëse Serbia seriozisht dëshiron të bëjë hapa drejt Bashkimit Evropian”.

Akuzimi i tjerëve është ikje nga përgjegjësia personale. Sa i përket përgjegjësisë time për te do të gjykoj historia ka thënë Kuçan që ishte kryetar i Sllovenisë nga 1990 deri në vitin 2002.

Të përkujtojmë se padi kundër Kuçanit në Prokurorinë serbe për krime lufte ka parashtruar avokati Dushan Bratiç në të njëjëtn padi janë përfshirë edhe Janez Slapar, që asokohe ishte krye shef i shtabit të mbrojtjes territoriale, komandanti i dikurshëm i mbrojtjes territoriale të Sllovenisë Franc Anderliç dhe tre persona të tjerë. Prokuroria për krime lufte ka kumtuar se në bazë të ligjit për vepra penale duhet të “ndërmerren masa në qëllim të padisë penale”.

Në padi ndër tjera shkruan se Kuçan, Slapar, Anderliç dhe tjerët kanë shkelur të drejtat e Konventës së Gjenevës gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Slloveni nga 27 qershor deri më 7 korrik të vitit 1991. Konflikti ka shpërthyer ndërmjet Armatës së Jugosllavisë  (JNA) dhe mbrojtjes territoriale të Sllovenisë, ndërsa Kuçan akuzohet se si komandat i forcave të armatosura dhe është përgjegjës për krimet e ndodhura në atë periudhë.

“Kuçan nuk ka ndërmarr asgjë të dënoj kryesit e krimeve por i ka nxitur në kryerjen e krimeve të luftës dhe deri me 8 korrik 1991 kanë kryer krime ndaj civilëve përfshirë gra e fëmijë” ka thënë Bratiç.

Ai në deklaratë për “Danas “ ka përmendur rastin e Shkofjes kur më 28 qershor 1991 janë pushkatuar tre pjesëtarë të armatës një serb, një shqiptar dhe një slloven”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat