Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus - Bota Sot
Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus

Lajme

Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:27
Pamje nga video

Ishin ditët e para të çlirimit të Kosovës, kur forcat e KFOR-it rus u përballen me qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Rahovecit, kishin kundërshtuar ashpër KFOR-in rus duke tentuar të mos i lejojnë që të futën në qytetin e tyre.

Përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojnë rusët kudo tjetër.

Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

Tutje në video thuhet se, Moska kundërshtoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat larguan forcat serbe nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...