Shumë para, pak suksese, Serbia dhe Kosova frenues

Lajme

Shumë para, pak suksese, Serbia dhe Kosova frenues

Nga: F. B. Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:45
Ilustrim

Me 4 dhe 5 korrik në Poznanj të Polonisë u mbajt Konferenca e gjashtë e Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, takimi i radhës do mbahet në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Nuk ka pasur shumë pritshmëri nga ky samit i liderëve të Ballkanit që përfundoi me porosinë që iu dergje regjionit të Ballkanit: Para në pritje.

Para për projekte

Gjatë konferencës janë lejuar 8 projekte të reja në infrastrukturë dhe energjetike në vlerën 700 milionë euro, prej të cilave 180 do të jenë ndihma shtesë ndërsa pjesa tjetër do mbështetet nga qeveritë dhe kreditë e bankave evropiane.

Tri nga këto projekte direkt shkojnë në Maqedoninë e veriut që sipas komisarit të zgjerimit të BE-së Han e ka quajtur “shembull të shkëlqyeshëm” për të gjithë regjionin. Ndërsa kancelaria gjermane Angela Merkel ka pasur fjalë falënderimi për Maqedoninë e Veriut:

“Nuk njoh askënd nga BE që nuk është i admirueshëm me atë që kanë arritur Greqia dhe Maqedonia e veriut”. Kjo është sipas Merkel “shkarkim” sepse hap rrugën për bashkëngjitje të Maqedonisë në BE dhe NATO..

Ky vend fal kësaj ka marr edhe rol të ri në procesin e Berlinit: së bashku me Bullgarinë në vitin që vjen do të jenë kryesues të procesit të Ballkanit. „Jemi të nderuar që si kandidat për anëtarësim tash do të koordinojmë projekte të komplikuara me një nga vendet e BE-së” ka thënë kryeministri maqedon Zoran Zaev.

Serbia dhe Kosova frenojnë

Kjo nuk është sfidë e lehtë. Realizimi i projekteve vështirësohet posaçërisht nga konflikti mes Serbisë dhe Kosovës. Samiti në Poznanj nuk ia doli të sjell asgjë të re. Kryeministrat e të dy vendeve përsëri kanë akuzuar njëri tjetrin.

Bie fjala kryeministrja serbe Ana Brnbabiç ka thënë se për shkak të taksës 100 për qind që qeveria e Kosovës ka vendos ndaj mallrave serbe ka ndikuar që të dy vendet shënojnë për herë të parë rënie të shkëmbimit tregtar. “Kjo po ashtu ka shembur besimin ndërmjet vendeve të regjionit”, ka thënë Brnabiç. Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk dëshiron të tërheq taksat dhe insiston që Serbia të njeh vendin e tij.

Pranimi i diplomave

Megjithatë një lajm i mirë nga Poznanj është njohja e diplomave të Universiteteve, por Konferenca e Ballkanit nuk ia doli që të mund të njihen edhe përgatitjet më të ulëta të ekspertëve t paktën për disa profesione.

Por edhe kjo arritje e vogël nuk ndihmon  shembull nëse qytetarët e Kosovës iu duhet viza për të hyr në Bosnje dhe Hercegovinë apo si vozitës kamioni kalon me orë në doganë për shkka të mungesës së vullnetit politik që pikat doganore të bashkohen u ankua sekretarja gjeniale e Këshillit për Bashkëpunim regjional, Majlinda Bregu.

“Na duhen më shumë tregime të suksesit përndryshe vetëm do takohemi në samite, por nuk do të mund të mbajmë flakën e motivimit që është perspektiva e BE-së”.

Konferenca me përfaqësuesit e qeverive të Shqipërisë, Bullgarisë, Bosnjës, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë si dhe vendit nikoqir Polonisë dhe Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe Italisë do mbahet edhe në vitin që vjen, ku nikoqir do jenë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat