Daçiq i frikësuar nga bashkimi Kosovë-Shqipëri, fyen Ramën: Shqipëria e madhe është një m.. i madh!

Lajme

Daçiq i frikësuar nga bashkimi Kosovë-Shqipëri, fyen Ramën: Shqipëria e madhe është një m.. i madh!

Nga: F.B Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:16
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë Ivica Daçiq iu ka përgjigjur “ftohtë” kryeministrit shqiptar Edi Rama duke i thënë se “Shqipëria e madhe – M..t i madh "!.

Duke reaguar në deklaratën e Ramës me fjalorin e njëjtë, ndërkohë që ka përdorur retorikën se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Në deklaratën e Ramës se Serbia nuk duhet të ndihet e rrezikuar në marrëveshjen e arritur për politikë të jashtme të përbashkët të Prishtinës dhe Tiranës sepse në regjion duhet të ndalohet “marrja me M.. e vjetër nga e kaluara”, ai qartë ka treguar çka mendon për qëllimet e shqiptarëve.

“Fjalorit rrugaç të Ramës i reagoi me ‘Shqipëria e Madhe është M..t i madh”! dhe nuk ka asgjë nga ajo apo edhe ne duhet të dëgjojmë këshillën e tij dhe nesër të nënshkruajmë marrëveshje për politikë të jashtme të përbashkët mes Beogradit dhe Banjallukës. Dua të përkujtoj Ramën se Prishtina nuk ka politikë të jashtme të vetme sepse ajo është pjesë e Serbisë. Prandaj zotëri kryeministër është dashur që me Beogradin të arrihet marrëveshja dhe nuk do ndiheshim të rrezikuar dhe do shihje si shkohet përpara” – ka thënë Daçiq.

Ai tha se çfarë thotë Rama nuk nxitë shqetësim, por ajo se bashkësia ndërkombëtare heshtë në planin e Prishtinës dhe Tiranës që të krijojnë “Shqipërinë e Madhe”, që nuk fshihet më. “Në vend që drejtojnë BE-në dhe të shprehin qëndrimet e tyre, zyrtarët e BE-së po sillen si udhëheqës shpirtëror nga Tibeti dhe shpirtërisht mendojnë për problemet e kontinentit dhe askush konkretisht nuk thotë çka duhet të bëhet.

Përveç fyerjes së Daçiq, thuajse njëjtë është deklaruar edhe ish-shefi I diplomacisë serbe Zhivadin Jovanoviç që e ka quajtur marrëzi idenë e “Shqipërisë së Madhe”, në të cilën Brukseli vazhdon të heshtë.

“Sipas të gjitha gjasave zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë interes në vazhdimin e dialogut dhe arritjes së qetë tek zgjidhja e statusit të Kosovës. Ata janë orientuar në marrjen e territorit shtetëror që është kriminale dhe ilegale dhe trajtohet si juridike. Serbia duhet të mos pres reagime nga Brukseli në marrëzitë shqiptare dhe të kërkoj aleat në kuadër të rezolutës 1244” - tha Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat