Vuçiq tregon çka do të flasë me Macronin për Kosovën

Lajme

Vuçiq tregon çka do të flasë me Macronin për Kosovën

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:25
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se gjatë vizitës së tij presidentit francez Emmanuel Macron do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe nuk do të shkojë më tej në rajon.

Sipas kreut të shtetit serb kjo gjë flet për vëmendjen e madhe që i tregohet Serbisë.

“Rëndësia e vizitës është e madhe, do të diskutojmë çështjet ekonomike, politike, rrugën evropiane për Serbinë dhe sigurisht Kosovën”,  tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas Vuçiqit, ekipi i tij dhe Marcon “tashmë janë duke shkëmbyer informacione”.

Ai theksoi se Macron, një nga dy liderët më të rëndësishëm në Evropë, “është një nga drejtuesit që i përket së ardhmes dhe roli i të cilëve do të vazhdojë të rritet”.

Gazeta serbe “Politika” ka njoftuar se vizita e Macron në Beograd është planifikuar për 15 dhe 16 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat