Vuçiq: Furnizojmë serbët në Kosovë por nuk do të them si

Lajme

Vuçiq: Furnizojmë serbët në Kosovë por nuk do të them si

Nga: F.B. Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:31
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka pasur sukses “në një pjesë të mirë” të furnizimit të serbëve në Kosovë me artikuj të domosdoshëm, " të paktën për muajt e ardhshëm", shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se “natyrisht nuk është e mundur që dike ta furnizoni me mall për gjithë vitin e ardhshëm".

"Ia dolëm që në një pjesë të madhe të sigurojmë, si ia dolëm nuk do të flas", ka thënë Vuçiqi në RTS.

Lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës ka theksuar se “kjo është çështje para së gjithave e serbëve dhe shqiptarëve".

"Po të na lënin të qetë ndoshta do të mund të arrihej marrëveshja. Por problemi është se as Kosova as ish-Jugosllavia nuk ka qenë vetëm pyetje e popujve që kanë jetuar aty", tha Vuçiq.

Ai ka thënë se në politika që ai udhëheq në përgjithësi është “që ne të marrim gjërat në duart tona”.

"A do të na pranoj Evropa apo jo do të shohim në vizitën e Makron dhe kjo është një gjë, e dyta është çka mund të bëjmë ne për vete. Nëse do prezantohemi si bllok i përbashkët serbët, shqiptarët boshnjakët maqedonët, malazezët, nuk di kush ende, besoj do arriheshin rezultate dukshëm më të mira, si treg i përbashkët do kishim më shumë suksese ekonomike dhe do të ishim shumë më të fuqishëm", tha Vuçiq.

Duke komentuar zërat rreth përcaktimit të kufirit, ai ka thënë se përcaktimi i kufirit dhe ndarja nuk janë në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat