Kryeministri bullgar: Nuk kam lejuar që ministrja e jashtme Zaharijeva të jetë e ashpër, e di se për serbët Kosova është e dhembshme

Lajme

Kryeministri bullgar: Nuk kam lejuar që ministrja e jashtme Zaharijeva të jetë e ashpër, e di se për serbët Kosova është e dhembshme

Nga: F.B. Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:43
Bojko Borisov

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka deklaruar se nuk ka lejuar ministren e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharijeva që të jetë e ashpër në deklaratat e ministrit serb Ivica Daçiç, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se shkaku i këtij veprimi është se e “di sa është e dhembshme çështja e Kosovës për Serbinë".

Borisov e ka theksuar këtë në Kongresin e partisë në pushtet “GERB” ka transmetuar agjencia BTA.

Kryeministri bullgar Borisov ka vlerësuar se nëse Beogradi dhe Prishtina nuk arrijnë marrëveshje atëherë nuk do të ketë perspektivë për të gjithë regjionin.

Ai ka shtuar se përkundër situatës së fundit Bullgaria “do të ndihmoj vëllezërit serb” dhe si tha do ketë projekte të përbashkëta duke përmendur edhe autostradën drejtë Beogradit ka njoftuar  BTA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat