Gazeta e Vjenës: Ballkani kërcënohet nga një valë e re e refugjatëve

Lajme

Gazeta e Vjenës: Ballkani kërcënohet nga një valë e re e refugjatëve

Nga: F.B. Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Në rrugën ballkanike mund të pritet një valë e re e refugjatëve, pasi po rritet numri i imigrantëve ndërsa situata në vendosje dhe akomodim është bërë i vështirë, thotë gazeta e Vjenës "Esterajh", përcjell “Bota Sot”.

Gazeta njofton se të premten autoritetet në Korushkë të Austrisë kanë zbuluar për 11 refugjatë, ndër të cilët kishte tri gra dhe 5 fëmijë në një vagon të mallrave në tren që ka ardhur nga Ballkani.

Në pesë muajt e parë të këtij viti më shumë se 8 mijë e 800 refugjat kanë ardhur në Bosnje që është 50 për qind m shumë se në periudhën e njëjtë të vitit që shkoi duke përkujtuar se në vitin që shkoi sipas UNHCR në atë vend kanë ardhur rreth 33 mijë njerëz.

Nga ata vetëm 1.764 persona kanë parashtruar kërkesën për azil në Bosnje ndërsa të gjithë tjerët janë shfrytëzuar këtë vend si transit.

"Esterajh" thotë se imigrantët duan që kalojnë përmes linjës së gjelbër në Kroaci dhe BE duke njoftuar se vetëm sivjet autoritetet kroate kanë kapur 7.200 imigrantë në kufi prej të cilëve 90 për qind meshkuj ndërmjet 20 e 25 vjet.

Gazeta shkruan se në Bosnje kushtet e akomodimit dhe vendosjes janë në gjendje tmerrësisht të keqe, andaj UNHCR  la apeluar që të përmirësohen kushtet e akomodimit.

Në të njëjtin tekst thuhet se edhe Austria vazhdon të jetë një ndër destinimet e shumë imigrantëve nga vendet e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat