Si kishin raportuar mediat serbe për kriminelin serb më famëkeq në Podujevë, kush e kishte kryer vrasjen?

Lajme

Si kishin raportuar mediat serbe për kriminelin serb më famëkeq në Podujevë, kush e kishte kryer vrasjen?

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:45
Si kishin raportuar mediat serbe për kriminelin serb më famëkeq në Podujevë, kush e kishte kryer vrasjen?

Në tetor të vitit 1996 mediat serbe raportonin për kriminelin famëkeq, Milosh Nikoliq . Si ushtronte dhunë ai tek banorët në Podujevë, si frikësoheshin ata dhe si urdhëroi heroi Zahir Pajaziti që ai të vritej.

Më poshtë lexoni raportimin e atëhershëm:

Në emisionet e saj radio serbe e Prishtinës u njoftua për një polic dhe një nëpunës serb të vrarë nga personat të panjohur të premten rreth orës 22 në fshatin Surkish, jo shumë larg Podujevës.

Në njoftim thuhet se nga të shtënat me armë automatike u vranë inspektori i policisë serbe Milosh Nikoliq dhe punëtori i administratës Dragan Rakiq.

Në njoftim saktësohej se në veturën e patrullës së policisë u qëllua pranë shtëpisë së inspektorit Nikoliq.

Burimi serb bënte me dije se forcat serbe ndërmorën një aksion të gjerë në atë rajon për zbulimin e kapjen e përgjegjësve.

Dëshmitarët i thanë QIK-ut se pas kësaj nga Prishtina në drejtim të Podujevës kishte shkuar një kolonë e policisë serbe, ndërsa burimet e LDK-së në Podujevë konfirmuan se të premten mbrëma në Surkish ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe se ishin arrestuar disa shqiptarë që i kanë shtëpitë afër vendit ku është shtënë në inspektorin e nëpunësin serb.

Kështu, më shumë se tetë ditë udhakimi nëpër Besianë, gjatë mbrëmjeve u shtrua nevoja e atentatit jashtë qytetit.

Image

Arsyeja e parë ishte se, rreziku për zbulim ishte më i dukshëm se çdo herë tjetër, ngase Zahiri bashkë me shokët e vet nuk e kishte shprehi shumë që të dilte në qytet shpesh.

Pra, u vendos që përkundër efektshëmrisë që do të shkaktonte vrasja e Nikoliqit në qytet, ajo të bëhej jashtë tij-në fshatin Surkish.

Ditën e 27 tetorit të atij viti, pra ka qenë e diel, Nikoliq ishte është parë të ketë qëndruar në një kafene përballë ndërtesës së Kuvendit Komunal të Besianës. Zahiri dhe Iliri kanë shkuar në banesën e Zahirit që t’i marrin kallashnikovët, sepse në atë moment ata me vete kishin vetëm revolverët. Ata kishin vendosur tashmë që prita t’i zihej në fshat.

Njëri nga serbët që ka bërë krimet më të mëdha në rajonin e Llapit ka qenë Milosh Nikoliq (34 vjeçar) nga fshati Surkish i Besianës. Anasit e Llapit atë e njihnin si i ‘ biri i Dragçit’. Maltretimet që ai i ka ushtruar mbi banorët shqiptarë të kësaj ane nuk zgjedhnin as gjini e as moshë.

Kështu parakalimi i tij në rrugët e Besianës ndillte frikë tek qytetarët. Egërsia e bënte atë që të tjerët t’ia lëshonin rrugën kur ai kalonte.

Kështu asgjësimi i tij ishte i dorës së parë dhe kishte më shumë se një arsye.

Arsyeja e parë ishte se , ai ishte shumë i egër në sjelljet e tij. E dyta, ishte shumë i shkathët në profesion dhe e treta, kishte titullin ‘Inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dhe mu për këtë, urdhri nga Zahiri ka qenë që ai të vritet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat