Ia sheh shehrin veturës zyrtare: Bënë aksident në Vetërnik me të dhe lëndohet

Lajme

Ia sheh shehrin veturës zyrtare: Bënë aksident në Vetërnik me të dhe lëndohet

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:51
Ilustrim

Dje gjatë ditës së diel, kur veturat zyrtare duhet të lihen në oborrin e insitucioneve publike, një zyrtar ka shkaktuar aksident me të.

Me veturën e shtetit me targa 3Z, një person ka shkaktuar aksident në Vetërnik të Prishtinës, meqë rast shoferi i automjetit 3Z është lënduar.

Policia ka konfirmuar aksidentin dhe ka treguar se po merret Prokuroria me rastin.

“Raportohet për një aksident trafiku ndërmjet një veture me targa lokale, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe një veture zyrtare me ç’rast pasagjeri i veturës zyrtare viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat