Gjuriqi flet për furnizimin me ushqim në veri, thotë Kosova kontrollon rrugët drejt Kosovës Veriore

Lajme

Gjuriqi flet për furnizimin me ushqim në veri, thotë Kosova kontrollon rrugët drejt Kosovës Veriore

Nga: F.B. Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:50
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se organet policore dhe doganore të Kosovës kontrollojnë të gjitha rrugët që shpien nga veriu drejtë Serbisë qendrore, gjë që vazhdon të vështirësohet gjendja e furnizimit me artikuj ushqimor të asaj pjese, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota Sot”.

“Do të doja të them se furnizimi i qytetarëve tanë në Kosovës është normalizuar, por kam frikë se për shkak të kokëfortësisë së vazhdueshme të Prishtinës në vendosjen e taksave ‘situata në kohë të afërme nuk do normalizohet”, pra ata edhe më tutje na vështirësojnë punën por po ia dalim disi”, ka thënë Gjuriq.

Për shkak të kontrollit strikt të rrugëve nga organet policore e doganore, Serbia me shumë problem  në ditët e fundit po ia del të furnizoj entet shëndetësore edhe arsimore me mallra të nevojshme.

Gjuriq ka apeluar tek qytetarët që mos të krijojnë rezerva sepse “Serbia përkundër vështirësive dhe pengesave që vendos Prishtina, do të vazhdoj të gjej mënyra që popullatës tonë të i ofroj prodhime ushqimore dhe barna, aq sa për të pasur furnizim stabil”.

Afaristët e veriut të Kosovës që furnizohen me mallra të konsumit të gjerë nga Serbia qendrore, javën që shkoi  kanë mbajtur protestë dy ditore me mbylljen e dyqaneve si reagim ndaj problemeve me furnizim dhe konfiskimit të automjeteve edhe mallrave nga policia.

Në ndërkohë prodhimet ushqimore nga Serbia sërish janë paraqitur në raftet e dyqaneve në veri, ndërsa presidenti Vuçiq ka theksuar se Serbia edhe në ditët që vjen do të ia del të furnizoj me prodhime ushqimore dhe situata është përmirësuar dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat