Kur serbët menduan se përfundoi gjithçka, doli në skenë një ushtri e re shqiptare

Lajme

Kur serbët menduan se përfundoi gjithçka, doli në skenë një ushtri e re shqiptare

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:01
Ushtria shqiptare

Me 26 janar të vitit 200, në Dobrosin, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht.

Burrat nga malet rreth Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës u bashkuan për të mbrojtur fshatarët shqiptarë etnikë.

Në një video të rrallë të cilën në atë kohë e kishte realizuar Associated Press paraqitet fshati Dobrashin pothuajse i braktisur.

Duke marrë frymën e tyre nga UÇK, një ushtri e re brenda Serbisë është deklaruar si “mbrojtës i ri” i rajonit dhe është i njohur zyrtarisht në rajon si Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, transmeton Bota Sot.

Ata bredhin nëpër kodra me armë të reja dhe uniforma të reja në një mision për të mbrojtur mijëra shqiptarë të tmerruar ende nga kërcënimi i një sulmi serb.

Familjet shqiptare kanë ikur nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar kërcënimit serb, me mijëra fshatarë që largohen nga Bujanoci, Medvegja dhe Presheva.

Frika e tyre është se ajo që ndodhi në Kosovë do t’u ndodhë atyre.

Kanë frikë se paraushtarakët serbë do t’i ndjekin dhe do t’i vrasin ata në masë.

Në fshatin e Dobrashinit, 80 për qind e shqiptarëve tashmë kanë lënë shtëpitë e tyre me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Shumë nga familjet që kanë ikur nga Dobrasini tani janë të vendosur në fshatin Malishevë të Kosovës, që ndodhet 50 kilometra në lindje të Prishtinës.

Megjithëse ata mund të jenë të sigurt se ushtria e re po punon për të mbrojtur mirëqenien e tyre, e ardhmja e tyre mbetet ende e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat