Njoftim i rëndësishëm për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi

Lajme

Njoftim i rëndësishëm për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:01
Ilustrim

Kuvendi i Serbisë sot ka marrë vendim për rritjen e çmimit të taksave për mallrat publike deri më 12 për qind.

Kuvendi i Serbisë sot ka miratuar amendamentet e Ligjit për Taksat për Përdorimin e Mallrave Publike, me ç’rast është rritur çmimi për 12 për qind.

Edhe pse ende nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi i këtij vendimi, mediet serbe raportojnë se rritja e çmimit për taksë rrugore pritet të dalë gjatë këtij muaji ose në muajin gusht, transmeton lajmi.net.

Shuma e pagesave në Serbi do të rritet me rreth 12 për qind, pasi çmimet për të gjitha seksionet do të grumbullohen në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme për pagimin dhe kthimin e korridoreve.

Rruga nga Subotica në Preshevë për makinën, sipas çmimeve aktuale është 1.650 dinarë, dhe nëse çmimi do të rritet me 12 për qind, do të ishte 1.848 dinarë apo 15 euro e 70 centë.

Nga Beogradi në Preshevë me rritje çmimi qytetarët duhet të paguajnë 1.221 dinarë 10 euro e 40 centë.

Për seksionin Beograd-Nish, me 12 për qind rritje të çmimit të gjithë ata që e kalojnë këtë rrugë duhet të paguajnë 896 dinarë ose 7 euro e 60 centë.

Për taksën rrugore  nga Beogradi në Suboticë, çmimi në rritje do të jetë 627 dinarë ose rreth 5 euro e 30 centë.

Sipas Kuvendit serb, vendimi për rritjen e çmimit të taksave rrugore është marrë për shkak të ruajtjes dhe ndërtimit të mëtejshëm si dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas autoriteteve serbe, ky vendim pjesërisht harmonizohet me direktivat e BE-së që kërkojnë pagesa për të siguruar kosto reale të mirëmbajtjes, zhvillimit dhe ndërtimit të autostradave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat