Daçiq në intervistë për gazetën italiane “Republika” fajëson Prishtinën se po e minon dialogun

Lajme

Daçiq në intervistë për gazetën italiane “Republika” fajëson Prishtinën se po e minon dialogun

Nga: F.B Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:48
Ivica Daçiq

Në një intervistë për gazetën italiane “Republika” ministri serb Ivica Daçiq ka hedhur fajin Kosovës për jo stabilitetin dhe ndërprerjen e dialogut i shkaktuar nga taksat në mallrat serbe, gjë që si u shpreh ai nuk ka ndodhur në botën civilizuese, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

"Kosova është pika jo stabile në gjithë regjionin”, përderisa Beogradi ka bërë mjaft “Prishtina po e minon dialogun” duke nënvizuar se pushteti atje “nuk do kompromisin” ka thënë Daçiq.

“Çka të thuhet rreth taksave në mallrat serbe, praktikisht u ndalua tregu i lirë gjë që nuk ndodhë në botën civilizuese. Të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe politikanët e kanë dënuar dhe kanë kërkuar heqjen e tyre, por kjo nuk po bëhet nga Prishtina. Ajo nuk ka përmbush të vetmin obligim nga dialogu që është asociacioni i komunave serbe...kemi frikë se hapi i ardhshëm mund të jetë dhuna ndaj serbëve” ka thënë ai.

Lidhur me rrezikimin e situatës në zonat ku jetojnë serbët ai ka thënë se “ me vite serbët e Kosovës jetojnë nën presionin konstant që bënë shumica që flet gjuhen shqipe, ndërsa serbët frikësohen për sigurinë e vetë dhe jetojnë në geto”.

“Shumë veta kanë humbur jetën dhe nuk janë bërë hetime për rrethanat, edhe agresorët edhe vrasës janë në liri, ka presione , dëmtime prone dhe mungesë lirie lëvizjes, ndërsa serbët janë unik dhe kanë besim në qeverinë serbe që ju ndihmon” ka thënë Daçiq.

“Pas luftërave të viteve 90-të përsëri ka paqe dhe të gjitha vendet e regjionit synojnë BE-në, Pika e vetme e zezë është Kosova, ku elita politike nuk dëshiron kompromis, ne shpresojmë në zgjidhje dhe nuk kemi ndërmarr kundërmasa” tha ai.

Ai ka thënë se “BE ka pranuar se ka lënë padore Ballkanin që nga viti 2003 kur regjioni kishte sinjalin e gjelbër për bashkëngjitje. Gabimi ka mund të evitohet me angazhimin më të madh të BE-së në Kosovë si çështjen e vetme të hapur. Nuk mund të kthehemi pas duhet të aktivizohet dialogu dhe të hiqen bllokadat që gjenden në Prishtinë..

“ Me sjelljen e politikës në Kosovë nuk janë të kënaqur as në Uashington, ndonëse ata janë mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës së pavarur. Politika jonë është lavdëruar në shumë takime për sjellje konstruktive dhe përgjegjësi. Asnjë zgjidhje për Kosovën nuk është e mundur pa serbët. Fuqitë e mëdha kanë interesat në regjion, por ne do përpiqemi për maksimum në interes të shtetit dhe serbëve në Kosovë. Kjo nuk do jetë lehtë po jemi në rrugë të drejtë ka thënë Daçiq.

Fuqitë e mëdha duhet të ndikojnë në Prishtinën që të hiqen vendimet destruktive dhe të kthehet dialogut në arritjen e zgjidhjes së kompromisit.

“Posaçërisht BE dhe ShBA kanë mënyra dhe mjete që kjo të bëhet, kjo varet nga vullneti i tyre. Secila ditë pa dialog është rrezik për hapa njëanshëm dhe tensionim të situatës ka përfunduar Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat