Letër Donald Trumpit: Mos e ngo Hashimin, se po të rren!

Lajme

Letër Donald Trumpit: Mos e ngo Hashimin, se po të rren!

Nga: N.Sh Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:38
Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër presidentin amerikan Donald Trump për nderë të 4 Korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi në letrën e tij dërguar Trump në mes tjerash ka folur për një marrëveshje të mundshme paqësore me Serbinë.

Për këtë letër, ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka ironizuar me presidentin Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se i ka dërguar edhe ai një letër presidentit amerikan dhe i ka thënë se “Thaçi po e rren”, se qytetarët e Kosovës janë kundër ndarjes.

Tali tutje shprehet se Trumpit i ka treguar se Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet me fol me Serbinë në emër të Kosovës.

Për më shumë, lexojeni postimin e plotë:

Hashim Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë.

.....

Edhe unë ja dërgova presidentit Tramp nji letër.

Koxha e kom zgatë (se moti s'jena ni me to).

Po masi nuk osht për Juve (miqtë e mi) njerëzit e zakonshëm m'i dijtë krejta, po ju kallxojë se mes tjerash i thashë Donalldit (qështu thirremi mes veti: unë ato Donalld - ai mu Driton):

Mos e ngo Hashimin se po t'rren, kosovartë jon kundër ndamjes!

Edhe i kallxova që Hashimi s'ka legjimitet me fol me Serbinë në emën të Kosovës. Bile, bile i thash se Hashimi s'ka mo kurrëfar legjimiteti se e ka shkel Kushtetutën me vetëdije!

E muhabetet tjera s'jon për m'u publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat