Eskalon situata në Graçanicë – një person futet në manastir dhe ngacmon “motrat e nderit”

Lajme

Eskalon situata në Graçanicë – një person futet në manastir dhe ngacmon “motrat e nderit”

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:35
Manastiri i Graçanicës

Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Graçanicë. Një person është futur në manastir dhe ka ngacmuar motrat e nderit.

Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë kishte pasur probleme mentale.

“Ankuesi mashkull K/Serb përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat