Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqi, prapaskenat dhe urdhërdhënësit, si dhe shuma për vrasjen e tij

Lajme

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqi, prapaskenat dhe urdhërdhënësit, si dhe shuma për vrasjen e tij

Nga: D.RR Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:19
Ahmet Krasniqi

Para disa javësh, qarkulloi lajmi për dorasin e vrasësit të Ahmet Krasniqit, Feriz Kërnaja, mirëpo tani i njëjti burim ka dhënë disa letra me përmbajtje afërsisht të njëjtë

Të interesuarit kanë pyetur se me cilën valutë realisht ishte paguar vrasësi Feriz Kërnaja dhe nga cili komandant?

Media e ka riverifikuar informacionin paraprak dhe ka gjetur se atentatori, në të vërtetë, ishte paguar me 250.000 $ (dollarë amerikanë). Kjo shumë korrespondon me shumën që është gjendur në kasafortën e Shërbimit Informativ Shqiptar pas ikjes nga Shqipëria të z. Bashkim Gazidede dhe nuk ishte regjistruar askund. Prandaj, kjo shumë ishte lehtësisht e mundur të vihet në qarkullim për operacione kriminale.

Një burim tjetër saktëson se një njeri i rëndësishëm, me origjinë nga Kosova, me qëndrim në SHBA, ato ditë, para dhe pas vrasjes, është dukur shpesh duke pirë wisky në lokalin Nikolino në qendër të Tiranës. Ndërsa për personin që e pagoi atentatorin, burimet konfirmojnë se ishte vetë komandanti i SHP të UÇK-së, i asaj periudhe kohore, ai që kishte bërë pagesën, mëson Lidhja e Prizrenit, përcjellë "Bota sot".

Feriz Kërnaja ishte takuar, përveç me përgjegjësit kryesorë të SHISH-it edhe me kryetarin e tanishëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Skender Gjinushi.

Pas dhënies së Betimit nga ushtarët dhe eprorët e FARK-ut, më 21 qershor 1998, marrëdhëniet e Ahmet Krasniqit dhe komandantëve të shpifur të UÇK-së kishin degraduar deri në pikën zero.

Megjithatë, preteksi kryesor ishte një telefonatë e Bujar Bukoshit, i cili pas vrasjes së Azem Hajdarit, kishte zhvilluar një bisedë me dikë nga udhëheqësit kryesor të PD dhe u kishte thënë : « Mos keni frikë, se e kam Ahmetin me 1000 ushtarë në Tiranë ». Këtë telefonatë e kishte regjistruar SHISH.

Telefonata e Bukoshit e kishte ngarkuar situatën. Këtë e vërteton edhe lëshimi i një komunikatë me të cilën kërcënohej qeveria e Fatos Nanos. Kjo komunikatë demantohet nga Shtabi i Përgjithshëm me komunikatën numër 42.

Veç komunikatës, situatën e kishin ngarkuar edhe më shumë demonstratat e organizuara në Tiranë, pasi ne te marrin pjesë disa ushtarë me shenjën e UÇK-së, të cilët burgosen po atë ditë dhe mbahen ne arrest në Burgun 313.

Burimi saktëson se, pasi ky atentat ishte organizuar nga institucionet e shtetit shqiptar dhe komandantët e SHP të UÇK-së, vrasja e Ahmet Krasniqit nuk u hetua kurrë ose u hetua për t’i prishur provat.

Shënim
Vrasësi Feriz Kërnaja, më 4 gusht të vitit 1999, është ekzekutuar me mina të telekomanduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat