Doktori nga Kosova që jeton në Gjermani: Edhe nëse na i vjedhni paret, bile dokumentet na i ktheni!

Lajme

Doktori nga Kosova që jeton në Gjermani: Edhe nëse na i vjedhni paret, bile dokumentet na i ktheni!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:45
Fahri Beqa

Në rrjetet sociale dhe mediat online sot qarkulloi një video në të cilën shihej një hajdut teksa thyente xhamat e veturës së një mërgimtgari nga Gjermania.

Ngjarja ndodhi në orën dje rreth orës 16:00 në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Derisa krejt çfarë ai mori si “shpërblim” për veprën e paturpshme ishte një çantë me një kabllo dhe 100 euro.

Ky gjest i një qytetari pa kulturë, u dënua nga të gjithë, ndërsa përmes thirrjeve në rrjete sociale u kërkua dënim për të.

Në anën tjetër, pa reaguar s’mbetën as vet gurbetçarët.

Doktori, Fahri Beqa i cili ditë më parë mori liçencën nga autoritetet gjermane për hapjen e ordinancën së parë kardiologjike me pronar shqiptar në Gjermani, ka një apel për të gjithë ata që mendojnë të perfitojnë nga ta duke iu vjedhur e thyer makinat.

“Edhe nese na i vjedhni paret, bile dokumentet na i ktheni se pastaj policia nuk po eshte ne gjendje sa na zgjat pushimi nje vertetim per vjedhjen e dokumenteve me na i leshu...”, ka shkruar Beqa në profilin e tij Facebook./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat