Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale

Lajme

Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale

Nga: V.R Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:44
Naim Maloku

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Naim Maloku, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, shkruan ‘’Bota sot’’.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Maloku, duke thënë se për shkaqe shëndetësore nuk mund t’i përgjigjet ftesës.

Postimi plotë i Malokut:

Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, permes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditet ne vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit.

Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate.

Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje.

Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat