Mediat serbe: Mekanizmi i Hagës nuk lejon që të gjykohet një person dy herë për veprën e njëjtë

Lajme

Mediat serbe: Mekanizmi i Hagës nuk lejon që të gjykohet një person dy herë për veprën e njëjtë

Nga: F.B. Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:13
Nebojsha Pavkoviç

Një i dënuar nga Tribunali në Hagë nuk mund të gjykohet dy herë për veprën e njëjtë.

Mekanizmi i Gjykatës së Hagës ka përjashtuar mundësinë e procesit të ri për gjeneralin Pavkoviq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

Asnjë i dënuar nga Tribunali në Hagë që është dënuar, për veprën e njëjtë nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë nacionale.

Kjo është përgjigja që nga mekanizmi për gjykata penale ndërkombëtare ka marr gazeta në pyetjen “nëse ndonjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare ka të drejtë të nis proces kundër gjeneralit Nebojsha Pavkoviç që vuan dënimin 22 vjet burg".

Sipas gazetës në bazë të kësaj tregimi se Prishtina do të ngrit akuzën ndaj ish-komandantit të Armatës së Tretë Jugosllave është “e shtënë në të thatë”.

“Në bazë të nenit 7 të mekanizmit, asnjë person nuk mund të gjykohet para ndonjë gjykate kombëtare për veprat  që sipas statutit përbëjnë shkelje të drejtës humanitare për të cilat është dënuar njëherë në Gjykatën për krime në ish-Jugosllavi” i është thënë “Novostit”.

“Në bazë të drejtës 16 të rregullores për procedurën dhe faktet e mekanizmit, kur kryetari ka informata se para ndonjë gjykate është ngritur ndonjë akuzë për të cilëve veç është gjykuar, atëherë ai ka drejtë të lëshoj vendimin që kjo gjykatë kërkon ndalimin e procedurës së atij rasti”.

Pavkoviç është në burg në Finlandë dhe vuan dënimin për krime lufte, ndërsa kohë më parë një gjykatës hetues dhe një prokuror nga Kosova kanë tentuar të vizitojnë dhe intervistojnë, por ai ka refuzuar dhe ka thënë se ai është qytetar i Serbisë dhe nuk ka pse të bisedojë me ta.

Në Prishtinë shumë herë është theksuar se do të nisin procedurat për krime lufte të kryera në Kosovë ndër tjera edhe ndaj gjeneralit Pavkoviç, por ekspertët kanë thënë se nuk mund të niset procedura ndaj personit që është dënuar njëherë për veprën e njëjtë.

Pavkoviç është dorëzuar në vitin 2005 dhe në gjykim është shpallur fajtor në 4 pikat a aktakuzës  - për zhvendosje me dhunë, depërtim, vrasje dhe ndjekje të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, ku është dënuar me 22 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat