Eksperti i sigurisë: Prekja e sovranitetit të Kosovës do të ishte shkaktim i luftës së tretë botërore

Lajme

Eksperti i sigurisë: Prekja e sovranitetit të Kosovës do të ishte shkaktim i luftës së tretë botërore

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk është sekret tashmë aksi Rusi-Turqi-Serbi.

Sipas tij, nxjerrja e informacioneve për politikat rajonale nga Zaevi është serioze, pasi Kosova dhe Ballkani po rrezikohen të bien pre e këtyre ndikimeve.

Ai shton se prekja e sovranitetit të Kosovës do të ishte shkaktim i luftës së tretë botërore.

“Aksi; Rusi- Turqi - Serbi, tashmë nuk është sekret. Nxjerrja e informacioneve për politikat rajonale nga Zaev është shumë serioze. Kosova dhe Ballkani, po rrezikohen të bien pre e këtyre ndikimeve dhe uroi të mos ju funksionoi ky plan sepse ndikimet dhe pasojat do të janë shumë ma të mëdha në rrafshin gjeopolitikë e gjeostrategjikë për rajonin dhe më gjerë. Prekja e sovranitetit të Kosovës do të ishte shkaktim i luftës së tretë botërore”, shkruan Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat