Shala: Apeli zgjodhi mbi 8 mijë lëndë për gjashtë muaj

Lajme

Shala: Apeli zgjodhi mbi 8 mijë lëndë për gjashtë muaj

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:20
Hasan Shala

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, ka thënë se institucioni që ai drejton e ka përmbyllur një gjysmë viti, mjaft të suksesshëm.

Sipas tij, për këta gjashtë muaj, Gjykata e Apelit, i ka zgjidhur 8, 712 lëndë, apo 2, 302  lëndë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Kujtojmë se vitin 2019 e kemi nisur më 12 mijë e 957 lëndë të pazgjidhura, ndërsa përgjatë këtyre muajve, kemi pranuar edhe 7,762 lëndë,  që i bjen se kemi pasur në punë 20 mijë e 719.  Dhe sikurse e thash, i kemi zgjidhur 8,712 lëndë, ndërsa në punë kemi 12 mijë e 10 lëndë”,  ka thënë nder të tjera  Shala.

Shala tha se Gjykata e Apelit është duke punuar intenzivisht që lëndët e pranuara në këtë gjykatë, gjatë viti 2014 dhe 2015, të  zgjidhen më së largu deri në nëntor të këtij viti. 

Sipas tij aktualisht janë vetëm 200 lëndë të pazgjidhura të vitit 2014, dhe rreth 1 mijë e 100  të  vitit 2015, lëndë kryesisht të natyrës civile.

Sa i përket lëmive tjera, Shala tha se nuk ka zvarritje.

Këto shifra kryetari i Gjykatës së Apelit i ka bërë në një konferencë për media  ku prezantoi raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat