Gjenerali serb bën këtë veprim kur fillon të flitet për Kosovën në mbledhjen rajonale të NATO’së - Bota Sot
Gjenerali serb bën këtë veprim kur fillon të flitet për Kosovën në mbledhjen rajonale të NATO’së

Lajme

Gjenerali serb bën këtë veprim kur fillon të flitet për Kosovën në mbledhjen rajonale të NATO’së

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:46
Pedrag Bandic

Gjenerali Pedrag Bandic, shef i delegacionit të Serbisë e ka lëshuar mbledhjen e rajonale të NATO’së në momentin kur aty i kanë filluar diskutimet zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Burim Ramadani, dhe drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit, Eset Berisha.

Se Bandic e ka lëshuar takimin, ka treguar vetë Burim Ramadani, duke shprehur keqardhje për një qëndrim të tillë të palës serbe.

“Sjelljet e këtilla të Gjeneralit serb nuk i kontribuojnë qasjes së përbashkët rajonale të normalizimit të aviacionit në Ballkan. Shpreh keqardhjen time për këtë veprim”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij hapja e hapësirës së ulët ajrore është një proces i pandalshëm dhe do të kontribuojë  në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit, pasi që do të zvogëlohet kohëzgjatja e fluturimeve.

“Kosova e ka të qartë rrugën përpara. Hapja e hapësirës së ulet ajrore do të ndodh. Kjo i kontribuon mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi. Çmimet për biletat e fluturimit do të ulen, kohëzgjatja e fluturimeve do të zvogëlohet, dhe kjo ndihmon në jetën e përditshme”, ka shtuar ai.

Takimi në NATO ka qenë takim rajonal dhe është mbajtur, ndër të tjera, edhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjes teknike për hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...