Serbët e shpërblejnë ish-agjentin e NATO-së që iu ka dhënë informatat sekrete për bombardime me pension

Lajme

Serbët e shpërblejnë ish-agjentin e NATO-së që iu ka dhënë informatat sekrete për bombardime me pension

Nga: F.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:59
Pjer-Anri Binel

Serbia do të paguaj “borxhin” ndaj “heroit “ të vetë nga viti 1999. Pjer-Anri Binel (67), kundër0ubuluesi francez që “dashurinë ndaj Serbisë” e pagoi me gjykim edhe burg është në prag të fitimit të pensionit serb, shkruan “Expreso” përcjell “Bota Sot”.

Një iniciativë e këtillë mësohet se ka ardhur nga Kuvendi I Serbisë, ku propozohet që Pjer Anri Binel I njohur me faktin se ushtrisë serbe iu ka dhënë planin e bombardimeve do të I jepet shtëtësia serbe dhe pensioni nacional.

Burime nga Kuvendi I Serbisë kanë thënë se “Iniciativa ka nisur dhe tash iu mbetet organeve shtetërore  të shihet sa kanë vullnet që kjo çështje të realizohet”.

“Majori francez ka bërë atë që ia ka mësuar gjyshi I tij, që ka luftuar në frontin e Selanikut së bashku me ushtarët e Mbretërisë së Serbisë dhe kjo është se ‘kur takon një serb duhet më ia heq kapelën’. Për shkak të zbulimit të planit të bombardimeve nga aeroplanët e NATO-së majori Bineli është dënuar me 5 vjet burg dhe ka humb titullin “Legia i nderit” në Francë. Me këtë vepër ai meriton shtetësinë serbe edhe pensionin kombëtar si falënderim ndaj aktit të rrezikimit të vetë. Ai edhe pas vuajtjes së burgut ka thënë se nuk i bie pishman për atë që ka bërë dhe prapë do ta bënte – ka thënë deputeti Zhika Gojkoviç.

Majori francez Pjer-Anri Binel (66), si shef I kabinetit të përfaqësuesit francez në Aleancën Veri-atlantike gjeneralit Jovan Milanoviç i ka ofruar planin  e mundshëm të caqeve të sulmeve të NATO-së në SRJ.

Me veprimin e vetë ka bërë që sulmet të shtyhen,  lidhur me këtë gjykata në paris e ka dënuar për spiunim dhe e ka dënuar me 5 vjet burg, tri me kusht, ndërsa pas burgut prej 2 viteve ka punuar si gjeometër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat