Rusia pret që Shqipëria të mbaj qëndrim neutral ndaj Kosovës kur të merr kryesimin e OSBE-së

Lajme

Rusia pret që Shqipëria të mbaj qëndrim neutral ndaj Kosovës kur të merr kryesimin e OSBE-së

Nga: F.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:01
Ilustrim

Përfaqësuesi i Rusisë në OSBE Aleksandar Lukasheviç ka thënë se Rusia pret që Shqipëria kur të merr kryesimin e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian (OSBE) të jetë neutrale në lidhje me Kosovën, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Këtë Lukasheviç e ka thënë para anëtarëve të këshillit të përhershëm të OSBE-së duke e vlerësuar situatën në Kosovë si serioze dhe sfidë për sigurinë evropiane.

"Në vend që të kujdeset për dialog përgjegjës me Beogradin, Prishtina po merret me rritjen e presionit dhe aksione agresive ndaj serbëve duke varrosur përpjekjet shumëvjeçare për zgjidhje të qetë të këtij problemi “,ka thënë Lukasheviç

Sipas tij baza për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

" Po nisemi nga fakti se Shqipëria si kryesuese do i qaset kësaj çështje nga pozita neutrale. Në të kundërtën do jetë shmangie nga kompetencat” ka thënë ai.

Në vitin që vjen Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së nga Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat