Sheshel: Kristijan Goluboviç ka djegur Xhaminë me urdhër të Koshtunicës

Lajme

Sheshel: Kristijan Goluboviç ka djegur Xhaminë me urdhër të Koshtunicës

Nga: F.B Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:13
Vojisjallv Sheshel

Kristijan Goluboviç ka djegur “Bajrakli Xhaminë” në marsin 2004 gjatë demonstratave në Beograd, ka deklaruar Vojisjallv Sheshel duke sqaruar se këtë e ka bërë me urdhër të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), në krye të së cilës ishte kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica, shkruan “Pravda”, përcjell “Bota Sot”.

“Goluboviç ka punuar me shkopin dirigjues të Aleksandar Nikitoviç shefit të atëhershëm të kabinetit Vojisllav Koshtunica. Pasuesit e Koshtunicës të udhëhequr nga Kristijan kanë sulmuar dhe djegur xhaminë”, ka thënë Sheshel.

Rreth rolit të Krisitjan Goluboviç në atë kohë pat fol edhe myftiu Muhamed Jusufpashiq i cili para dy viteve në përvjetorin e djegies ka thënë se “Nuk e ka djegur Kimi por Kristijan”.

Myftiu i asaj kohe nuk ka dashur të sqaroj nëse ka menduar në kristijan Goluboviç ndonëse ishte e qartë se në kënd ka aluduar.

Për lidhjen e DSS së Koshtunicës me djegien e xhamisë është spekuluar edhe për lidhjen e ministrit të policisë Dragan Joçiç bashkëpunëtor i afërm i Koshtunicës dhe funksionar i DSS. Ekzistojnë audio-xhirime në të cilat Joçiç ndalon përdorimin e dhunës dhe refuzon të jap urdhër për angazhimin xhandarmërisë.

Të përkujtojmë se “Bajrakli xhamia” është djegur në natën ndërmjet 17 e 18 marsit 2004 në demonstratat që shpërthyen në Beograd për shkka të dhunës dhe ngjarjeve të marsit në Kosovë.

Në atë kohë është demoluar rrethoja, janë thyer dritaret dhe u djeg ndërtesa. Në trazirat sipas të dhënave është djegur deri në themel biblioteka me rreth 7 mijë libra ndërsa nga xhamia janë vjedhur 50 mijë euro, në atë incident thuhet se kanë lënduar 10 policë në konflikt me demonstruesit.

Para 5 viteve, Gjykata e Apelit ka sjell vendimin për djegien e xhamisë, që në fakt është gjykuar  për hedhjen e gurëve ndaj policëve që kanë siguruar xhaminë. Aso kohe janë sjell tri vendime dënuese, por për djegie të xhamisë praktikisht nuk është dënuara askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat