Macron në Serbi sjell pesë mesazhe, njëri prej tyre ka të bëjë me Kosovën

Lajme

Macron në Serbi sjell pesë mesazhe, njëri prej tyre ka të bëjë me Kosovën

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:05
Aleksandar Vuçiq dhe Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të realizojë një vizitë zyrtare në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se Macron do të sjell pesë mesazhe në Serbi ku njëri prej tyre lidhet direkt me Kosovën.

“Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian para vitit 2028, plani që obligon Kosovën të heq taksën, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik, fusha e sigurisë dhe sfera e kulturës dhe rinisë”, janë mesazhet kryesore që presidenti francez parashikon t’i përcojë në Serbi’, shkruan “Blic”.

Kujtojmë, se Loran Rui një gazetar francez, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë vendosur që të përfshihen në çështjen Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Franca asnjëherë nuk ka pushuar të jetë e interesuar për Ballkanin dhe Serbinë.

“Vizita e Macron në Serbi, e vërteton se interesi është rritur edhe më shumë. Edhe mua më duket se Franca shihet si një vend qendror në rajon dhe është e interesuar që Ballkani të bashkohet me BE-në, pavarësisht faktit se Macron tha se problemet duhet të zgjidhen në Bruksel dhe se kjo e zgjatë pritjen e anëtarëve të rinj”.

Rui theksoi se politika e Francës, e cila e konsideron Ballkanin dhe Serbinë si pjesë të Evropës dhe dëshiron integrimin e tyre në BE, nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, Macron dëshiroi të vizitonte Serbinë në dhjetor të vitit të kaluar, por u pengua nga protestat në Francë.

Ai shtoi se Macron, do të qëndroj dy ditë në Serbi, ku do të ketë bisedime të shumta dypalëshe dhe do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik.

Vlen të theksohet se ditë më parë, mediat në Serbi duke raportuar rreth vizitës së Macronit, thanë se Franca ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe po e mbanë anën e shtetit të tyre. Por, një gjë e tillë u mohua nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat