Mogherini për “Bota sot”: Hiqeni taksën, nuk është në pyetje vetëm dialogu

Lajme

Mogherini për “Bota sot”: Hiqeni taksën, nuk është në pyetje vetëm dialogu

Nga: Valon Rogova Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:39
Frederica Mogherini

Në njërën anë vënia e taksës dhe ngulja këmbë e kryeministrit Haradinaj për të mos e hequr atë dhe nga ana tjetër shpallja e jashtëligjshme e Grupit Negociator nga Gjykata Kushtetuese, ka rënduar tej mase Kosovën në raport me BE-në, në kuadër të dialogut me Serbinë, shkruan “Bota sot”.

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një letër të dërguar gazetës “Bota sot”, ka thënë se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër për vazhdimin e shpejtë të dialogut mes palëve, përveç heqjes së taksës.

“Nuk ka alternativë për vazhdimin e shpejtë të dialogut mes palëve, përveç heqjes së taksës.  Siç e kemi përsëritur, BE-ja me të gjitha Shtetet Anëtare dhe ShBA-të, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që menjëherë të suspendojë taksat në mënyrë që t'i lëshohet rrugë vazhdimisht të dialogut”, shprehet Mogherini.

Më tej, ajo për “Bota sot”, ka thënë se taksa e pengon dialogun edhe ashtu të rënduar dhe përveç tjerash e pengon Kosovën në rrugën evropiane.

“Taksa jo vetëm që e pengon dialogun por po ashtu e pengon rrugën evropiane të Kosovës. Kjo masë kundër produktive ekonomike shkelë parimet e CEFTA-s, minon rendin e ligjit në Kosovë dhe nuk është në frymën e marrëveshjes së MSA-së mes Kosovës dhe BE-së”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat