Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Austri, si i ftuar nderi i eurodeputetit austriak, Lukas Mandl, në festën e ditëlindjes së tij.
Në fjalimin e tij, Hoxhaj tha se Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sa për Austrinë, aq edhe për Kosovën.
“Lukas Mandl është zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian sa për Austrinë po aq edhe për Kosovën. Si mysafir nderi në ditëlindjen e tij pata nderin të flas për miqësinë time me të, por mbi të gjitha për miqësinë e Kosovës me të.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka thënë se “në Kosovë besojmë në atë që Lukas përfaqëson dhe jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen që ia jep Kosovës”.