S’ndalen protestat kundër Vuçiqit, kërkohet ndalimi i shkatërrimit të Serbisë

Lajme

S’ndalen protestat kundër Vuçiqit, kërkohet ndalimi i shkatërrimit të Serbisë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 00:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe sonte qytetarët serbë kanë ndalur në rrugët e Beogradit për të shprehur pakënaqësitë në drejtim të pushtetit të Aleksandër Vuçiq.

Mbledhja filloi në  ora 19:00, ku atyre u foli Dragan Rakiq, i cili ftoi të dalin edhe më shumë në protesta, në mënyrë që të parandalohen shkatërrimi i Serbisë dhe të ardhmen e saj.

“Ne luftojmë për liri, media të pavarura dhe gjyqësi të pavarur. Në këtë luftë ne jemi të gjithë së bashku, nuk ka asnjë mosmarrëveshje, partitë politike, organizatat, studentët janë të bashkuar në luftën për një Serbi më të mirë. Demokracia kërkon një individ aktiv”, tha ai.

Ndryshe, protesta e parë u mbajtë me 30 nëntor në Krushevc, dhe që nga ajo ditë, qytetarët çdo të shtunë dalin për të protestuar kundër pushtetit të Vuciqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat