Të gjithë po përkujtonin gjenocidin në Srebrenicë, deputeti serb falënderonte Mladiçin

Lajme

Të gjithë po përkujtonin gjenocidin në Srebrenicë, deputeti serb falënderonte Mladiçin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 23:14
Vladimir Djukanoviç

Një deputet serb nga partia progresiste quajti masakrën e Srebrenicës si “ditë të çlirimit” të atij qyteti dhe falënderoi Ratko Mladiç për një “operacion të sukseshëm ushtarak”.

Deputeti në fjalë i quajtur Vladimir Djukanoviç i bëri këto deklarata në llogainë e tij në Twitter me datën 10 korrik, një ditë para se të kryhej gjenocidi përmbi 8 mijë boshnjakë në qytetin e Srebrenicës.

“Dua të uroj popullin serb për ditën e çlirimit të Srebrenicës. Falendrojmë Gjeneralin Rakto Mladiç për përmushjen birlinate të operacionit ushtarak”, shkroi Djukanovic.

Serbia dhe serbët në Bosnjë refuzojnë të pranojnë se vrasjet masive në Bosnjë kanë qenë gjenocid.

Srebrenica ishte qytet i mbrojtur nga forcat hoalndeze me mision të OKB’së. Por ata lëshaun qytetin serbëve dhe nuk mbrojtën popullatën civile. Mladiç me trupat e tij kryen vrasje masive të të gjithë meshkujve të këtij qyteti.

Mijëra u ekzekutuan ndërsa ata që u munduan të ikin nga malet u kapën dhe u vranë po ashtu.

Lideri serb Radovan Karadzic ishte dënaur në mars të vitit 2016 për krime lufte për shkak të rolit të tij në këtë masakër. Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 pasi u shpall fajtor për gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat