Antishqiptari i përbetuar nga Sanxhaku vjen në Kosovë me fol për të drejtat arsimore të boshnjakëve

Lajme

Antishqiptari i përbetuar nga Sanxhaku vjen në Kosovë me fol për të drejtat arsimore të boshnjakëve

Nga: N.Sh Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:50
Muhamer Zukorliqi

Në Kosovë do të mbahet një tryezë për sistemin arsimor dhe arsimin e boshnjakëve.

Debati do të mbahet në AUK ku nga Sanxhaku vjen Muhamer Zukorliqi dhe Esad Xhuxhu. Aty do të marr pjesë edhe deputetja e Kosovës, Emilia Rexhepi.

Esad Xhuxho akuzohet se është antishqiptari i përbetuar që nuk la gjë pa e akuzuar Uglanin i cili ka mbrojtur shqiptarët dhe vazhdon të mbroj në vazhdimësi.

Image
Esad Xhuxho

Ndërsa Zukorliqi është ish myfti që e ka ndryshu qasjen ndaj shqiptarëve me hyrjen në politikë është momentalisht është në koalicion me Aleksandër Vuçiqin, i cili e udhëheq komisionin parlamentar për arsim në Parlamentin serb.

Ndryshe, shqiptarët në Sanxhak nuk kanë kurrfarë të drejte arsimore e as kulturore, madje ata nuk kanë të drejt as të deklarohen si shqiptarë.

Në këtë tryezë janë të ftuar edhe disa shoqata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat