Gent Cakaj, ministër i Jashtëm i Shqipërisë është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Spanjës Josep Borrell.
Me ç’rast kanë diskutuar për thellimin e më tejshëm të marrëdhënieve dy paleshe mes Shqipërisë e Spanjës dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.
Por temë e takimit në njoftimin Cakaj në Facebook thuhej se ishte edhe vlerësimet pozitive të Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.
Por në gjithë këtë takim asnjë fjalë, Cakaj nuk e foli për Kosovën, kur dihet qëndrimin që ministri i jashtëm spanjoll që ka.
Josep Borrell, pritet të jetë zëvendësuesi i Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini me çka do të ndërmjetësoi edhe dialogun Kosovë – Serbi, e që është bllokuar tash e disa muaj.