E thotë Daçiq: Kosovës do ti ndodhë e njëjta gjë, do të humbasë përsëri në...

Lajme

E thotë Daçiq: Kosovës do ti ndodhë e njëjta gjë, do të humbasë përsëri në...

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:47
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, ka deklaruar se Kosova do të pësoj përsëri disfatën e njëjtë në Interpol.

Me rastin e vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Interpolit që të dërgojë propozimin për votim në Asamblenë e Përgjithshme të anëtarësimit të Kosovës, Dacic ka thënë se Prishtinës do të ndodhë e njëjta gjë sikurse vitin e kaluar.

“Në thelb e njëjta gjë do të ndodhë përsëri, do të humbasë përsëri,” tha Dacic.

Më 26 qershor të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lion të Francës ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila sivjet mbahet në Kili.

Kujtojmë se para një viti Kosova nuk kishte mundur që të pranohet në INTERPOL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat