Intervistohet nga Policia kryeimami i Pejës, Enes Goga

Lajme

Intervistohet nga Policia kryeimami i Pejës, Enes Goga

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:10
Enes Goga

Kryeimami i Pejës, Enes Goga, i cili ishte akuzuar për terrorizëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, është intervistuar sot nga hetuesit policorë në stacionin e Policisë në Pejë.

Merret vesh se imami nga Peja po akuzohet për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare pas një denoncimi nga ish-imami Zyhdi Hajzeri.

E gjithë ky sherr mes ish-imamit Hajzeri dhe kryeimamit të Pejës Enes Goga, po ndodhë për ndarjen e territoreve të xhamive në Peje.

Sherri ka filluar në nëntor të vitit të kaluar, kur Bashkësia Islame filloi ndarjen e territoreve të xhamive dhe përcaktimin e xhematit së cilës xhami i takojnë.

Enes Goga ishte akuzuar më parë nga Gjykata Themlore për veprat që lidheshin me terrorizmin, por ai ishte shpallur i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat