Macron për Kosovën e Serbinë: Nuk ka zgjidhje magjike, por duhet...

Lajme

Macron për Kosovën e Serbinë: Nuk ka zgjidhje magjike, por duhet...

Nga: F.B. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:05
Macron Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se “nuk ka zgjidhje të gatshme për problemin e Kosovës, nuk ka zgjidhje magjike, duhet kompromis, por nuk do thotë që të mbetet në pozitat diametralisht të kundërta në dialog”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen e Tanjug-ut se është e qartë se Serbia nuk do të pranoj në zgjidhjen që të jap gjithçka, andaj është pikëpyetje nëse Prishtina mund të motivohet në marrëveshje nëse ajo jeton mirë me besimin e mbështetjes së fuqive të mëdha dhe si e sheh kompromisin që do të thotë pavarësi e Kosovës, Macron ka thënë se nuk mund të kthehemi dy dekada prapa në fillim.

Ai ka thënë se i kupton frustrimet në lidhje me këtë, por nuk ka zgjidhje konkrete nuk i ka përgjigje çka është kompromisi që nuk do thotë pavarësi e Kosovës.

“Duhet të pranoj se Vuçiq ka guxim he ka thënë se Kushtetuta e Serbisë nuk i përgjigjet asaj që partnerët në Evropë mendojnë, si dhe se Serbia dëshiron të hyj në BE dhe ardhmëria e saj është Evropa” ka thënë Macron.

Nga ana tjetër Makron u shpreh se ka njerëz që nuk duan kompromis dhe qëndrimi i të cilëve është se:

"Bashkësia ndërkombëtare na ka pranuar si të pavarur si plotësisht të pavarur dhe nuk duam asgjë të dëgjojmë as të shohim në lidhje me Serbinë, duhet të pranojnë të gjitha drejtat tona dhe të shkojmë përpara", ka thënë Macron.

“Kur themi se duhet të gjejmë kompromis, kjo do të thotë se asnjë nga këto pozita që janë diametralisht të kundërta nuk mund të mbeten në ato pozita. Këtë duhet të rregullojmë", ka  thënë ai.

"Duhet secili të lëvizim të gjejmë rrugën që të mund të shohim të ardhmen", ka thënë ai dhe përsëriti se ai do angazhohet të gjejë një zgjidhje kompromisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat