Samiti i shtyrë i Parisit mund të mbahet në shtator - Bota Sot
Samiti i shtyrë i Parisit mund të mbahet në shtator

Lajme

Samiti i shtyrë i Parisit mund të mbahet në shtator

Nga: F.B. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:46
Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka theksuar se “Parisi i radhës sipas të gjitha gjasave do të mbahet në shtator”, duke aluduar në samitin e liderëve të Ballkanit përkatësisht të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”

Këtë e ka thënë ai para gazetarëve duke shtuar se: Takimi i ardhshëm i Prishtinës dhe Beogradit në organizim të presidentit francez Emanuel Macron sipas të gjitha gjasave do mbahet në shtator.

“Besoj se një lloj vazhdimi i samitit të Berlinit përkatësisht atij të Parisit që është shtyrë do organizohet në shtator”, ka thënë Vuçiq pas takimit të tij me Macron dhe të rinjtë nga regjioni.

Vuçiq ka thënë se i duhet kohë që për disa gjëra të flas. "Më vjen mërzi të hedh fajësinë në anën tjetër, por të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë punën e tyre që ne pastaj të shohim cila është puna jonë”, tha ai.

Makron, po qëndron në vizitë dyditore në Serbi dhe në takimin e mbrëmshëm me gazetarë ka theksuar se do organizohet një takim special me krerët e Prishtinës dhe Beogradit dhe kancelarin Merkel me qëllim që të arrihet marrëveshja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...