Vuçiq tregon pse po armatoset Serbia

Lajme

Vuçiq tregon pse po armatoset Serbia

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka arsyetuar vendimin e Beogradit zyrtar për t’u armatosur.

Ai ka thënë se Serbia është një ‘arrë e fortë’, të cilën nuk është lehtë për ta thyer

“Të jetojmë në frikë nga luftërat... blejmë armë për t’u mbrojtur. Nëse e shohin  Serbinë si një arrë të fortë, do të thotë se nuk është e lehtë për ta thyer”, u shpreh kreu i shtetit serb, transmeton KosovaPress.

Serbia së fundi ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 18 sistemeve mistral me 50 raketa, të cilat do të jenë në gjendje t’iu shmangen laserëve dhe të godasin fluturaket gjatë fluturimeve të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat