Le Monde: Macron dëshiron të rifillojë marrëdhëniet franko-serbe - Bota Sot
Le Monde: Macron dëshiron të rifillojë marrëdhëniet franko-serbe

Lajme

Le Monde: Macron dëshiron të rifillojë marrëdhëniet franko-serbe

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:50
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Serbi, ka treguar se dëshiron të jetë një garantues i ndikimit evropian në rajon, i cili është objekt i dëshirave të Rusisë dhe Kinës, shkruan e përditshmja franceze Le Monde.

Duke përshkruar atmosferën gjatë vizitës së Macron në Beograd, gazeta thotë se kryeqyteti serb ishte i rrethuar nga ngjyrat e Francës - blu, të bardha dhe të kuqe.

Le Monde po ashtu përshkruan atmosferën gjatë adresimit të Macron dhe Vuçiq përballë Monumentit të Falënderimeve për Francën në Beograd, duke përkujtuar se Ivan Mestroviq, një student i skulptorit të njohur francez Ogist Roden, bëri statujën e bronzit të një gruaje - simbol të lirisë.

Gazeta gjithashtu thekson se gjatë një vizite dy-ditore në Serbi, Macron nuk u takua me përfaqësuesit e opozitës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...