Mediat serbe: Pas vizitës së Macronit, apo luan Parisi në kartën e ndarjes së Kosovës?

Lajme

Mediat serbe: Pas vizitës së Macronit, apo luan Parisi në kartën e ndarjes së Kosovës?

Nga: F. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:00
Aleksandër Vuçiq dhe Emmanuel Macron

Sipas “Novosti” serb, mysafiri nga Pallati Jelise ka vlerësuar se edhe Kosova duhet të lëshoj pe, përpjekja e re e ringjalljes së dialogut është caktuar për shtator.

Qëndrimi i presidentin francez Emmanuel Macron është se pozitat e Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të mbeten të “gozhduara” dhe se të dy palët duhet të lëvizin në mënyrë që të arrihet marrëveshja duke përmend edhe përcaktimin e kufirit si një nga opsionet që mund të gjendet në tavolinë shkruan gazeta.

Kjo ide del nga qëndrimet e analistëve dhe është nxjerr edhe nga fjalët e liderit francez i cili është përball me dy koncepte: "ajo që gjendet në kushtetutën e Serbisë nuk I përgjigjet ajo që të tjerët e vendosen në të drejtën ndërkombëtare, por as qëndrimi se Kosova është e pranuar si e pavarur dhe nuk i intereson çka mendon Serbia, po ashtu nuk është i qëndrueshëm”.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar mbështetje nga presidenti francez që të kuptoj çështjen e nyjës së Kosovës, që nuk mund të zgjidhet si dëshirojnë palët por që duhet të jetë “diçka ndërmjet”. “Macron e kupton peshën e problemit të Kosovës. Kompromisi nuk është dobësi veç forcë. Nëse mundemi do shkojmë në atë drejtim, nëse jo gjeneratat që vijnë do të bëjnë këtë. Nuk mund të jetohet në frikën e konfliktit”.

Përpjekja e re e ringjalljes së dialogut mund të jetë sipas të gjitha gjasave në shtator në  Paris dhe nikoqir do të jetë Macron. Ai ka paralajmëruar se së bashku me Merkel do organizojnë një tubim të atillë.

“Më vjen mërzi të hedhë fajin në anën tjetër, port ë presim çka do të bëjnë fuqitë e mëdha dhe të shohim çka duhet ne të bëjmë” ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë Daçiq ka thënë se kërkesa për kompromis nga Franca është një “ndryshim I madh I politikës së Francës”:

“Kjo është ajo që po flas gjithë kohën, kah ka lëviz edhe adminstrata amerikane. Tramp nuk e ka thënë publikisht, por Tramp ishte shumë preciz kur kërkoi kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit. Qëndrimi I tij se shqiptarët dhe serbët duhet të merren vesh është qëndrimi që më së shumti Serbia mund të pres nga vendet që kanë njohur Kosovën” tha ai.

Analisti i politikës së jashtme Nemanja Staroviç për "Novosti", theksoi se fjalët e Makronit janë dëshmi se ka ardhur tek korrektimi i qasjes së Parisit ndaj Kosovës: “Në vend të ‘pranimit të realitetit’ në kuptimin e pavarësisë së Kosovës, presidenti francez insiston në kompromis në rrugë ku nu të ketë tabu. Me qëllim të krijimit të zgjidhjes marrëveshjes gjithëpërfshirëse duhet heq dorë nga kërkesat maksimaliste , duke kthyer në tavolinë përcaktimin e kufirit si model kompromisi.

“Si lider që është i përkushtuar në forcimin e BE ka vërtetuar autoritetin e vetë. Macron mendon se BE duhet të marr iniciativën në zgjidhjen e problemeve në oborrin e vetë”.

Edhe Dragoljub Angjelkoviç mendon se insistimi i Makronit që Evropa duhet të zgjidh çështjen e Kosovës është pretendente:

“Përjashtimi i Rusisë është diçka që Serbia nuk do të pranonte, ndërkohë që ShBA ka ndikim të madh në palën shqiptare dhe ata janë të vetmin që mund të i zbutin”.

Ndërsa qëndrimin e palëkundur të Beogradit dhe Prishtinës Angjelkoviç e sheh si: “Nëse  ky qëndrim është thënë  për zgjidhjen me ndarje dhe kthim të veriut Serbisë, manastiret dhe Anamorava, mendoj s kjo nuk mund të zgjidhet pa Rusinë dhe vendet e BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat