Apeli për vozitësit që secili “Schumaher”, adhurues i shpejtësisë duhet ta lexojë!

Lajme

Apeli për vozitësit që secili “Schumaher”, adhurues i shpejtësisë duhet ta lexojë!

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:01
Ilustrim

Adhuruesit e shpejtësisë mund të ndodh që nuk do të iu pëlqej ky apel i cili po qarkullon në rrjetet sociale, mirëpo është mirë që sado pak t’i shohin këto statistika.

Ky apel është bërë mjaft viral rrjetet sociale ku për qëllim ka vetëdijesimin e atyre që e duan shpejtësinë.

Së fundmi, edhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avn islami e ka shpërnda këtë, ku tregohet se sa minuta mund të kurseni nga një shpejtësi e madhe 200 km/h.

Vetëm 20 minuta bëjnë dallimin nga vozitja me shpejtësi 200 km/h ndaj shpejtësisë 120 km/h.

Pra për këto 20 minuta që i kursejnë vozitësit për 100 km/h, e rrisin mundësinë e aksidenteve me fatalitet.

Apeli ka nis në rrjetet sociale, pas shumë aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë, e që normalisht me përpjesëtua me numrin e banorëve që ka Kosova, janë statistike shumë të larta.

Lexojeni më poshtë këtë apel:

Me shkas,

Duke analizuar trendin e aksidenteve me fatalitet,

A e dini se?

Kur e vozitni veturën tuaj me shpejtësi 160 km/h, në vend të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 12 minuta.

Kur e vozitni veturën tuaj me shpejtësi 180 km/h, në vend të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 16 minuta.

Kur e vozitni veturën tuaj me shpejtësi 200 km/h, në vend të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 20 minuta.

Të jeni i sigurt në vetën dhe veturën tuaj nuk të siguron përballë tragjedisë se shpejtësisë, shumica që përfundojnë tragjikisht në komunikacion janë për arsye të shpejtësisë, dhe shumica prej tyre janë të bindur se nuk do të ndodhë asgjë.

Një pyetje?

A po e shitni, vetën tuaj, familjen tuaj, fëmijët tuaj, të afërmit tuaj, shokët tuaj, vetëm për ti kursyer 12, 16, 18, 20 minuta?

Tregoja këtë këshillë të tjerëve, ndoshta dikush këshillohet, dhe udhëzohet, këshilla u bënë dobi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat