Lansohet Plani i Integritetit 2019-2022

Lajme

Lansohet Plani i Integritetit 2019-2022

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Minstria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot ka lansuar Planin e Integritetit 2019-2022.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie, Faruk Geci, tha se Ministria që nga fillimi kanë qenë institucioni më i besueshëm në vend.

Sipas Gecit, aktivitet e FSK-së janë realizuar në 90 përqind të tyre.

 "Që nga fillimi Ministria dhe FSK kanë qenë institucioni më i besueshëm në vend, kjo duke u bazuar në integritet. Aktivitet janë realizuar mbi 90 përqind.  Plani i Integritetit 2019-2022 është vazhduese e planit paraprak",  tha Geci.

 Ndërsa ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, theksoi se lansimi i këtij plani është derivat i politikave të Ministrisë së Mbrojtjes.

 "Ky plan është derivat i politikave të Ministrisë. Integriteti është një vlerë që duhet të mishërohet në punën tonë ditore. Përputhje e detyrave në luftën kundër korrupsionit",  tha Berisha.

 Berisha përmendi se ky plan është në përputhje te plotë me kriteret që kërkon NATO.

"Tani vjen një moment i rëndësishëm ku do të implementojnë planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. Plani është në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s.  Krahas NATO-s ky plan dëshmon gatishmërinë tonë për funksionalizimin e jetës publike", tha Berisha.

 Svein Eriksen, nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë theksoi se ky plan është i realizueshëm.

“Ky plan i integrimit është një plan i arritshëm që  na siguron profesionalizëm. Plani i integritetit është hapi i parë megjithatë iu duhet të shkoni tutje brenda kornizave të duhur dhe iu duhet të bëni pyetje se si të zbatohet", tha  Eriksen.

Ambasador i Norvegjisë në Kosovë,  Per Strand Sjaastad tha se ky plan është një strategji për të thyer korrupsionin në vend.

 "Siç e dini të gjithë ndërtimi i integritetit është një strategji për të thyer edhe korrupsionin edhe atë qeveritar. Kjo është punë që bëhet në çdo shtet, duke vëne në pah zbatimin e ligjit në plan të parë. Ndërtimi i integritet dhe lufta kundër korrupsionit s’mund të thuhet se është pa rreziqe por kjo nuk duhet të thotë që ne duhet të tërhiqemi nga kjo vetëm se ka rreziqe", tha Sjaastad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat